Flash

Alibeaj sqaron mbledhjen me demokratët në lokal: Ishte kafe miqësore, s’kemi marrë vendime

Lapsi.al 5 September 2022
Alibeaj sqaron mbledhjen me demokratët në lokal: Ishte kafe

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljed Alibeaj është pyetur sot në lidhje me deklaratat e kryedemorkatit Sali Berisha se ai do të shkarkohej nga ky post.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Alibeaj u pyet nga gazetarët për takimin informal që pati pak ditë më parë me përkrahës të tij deputetë. Ai tha se në atë kafe jashtë selive të PD-së nuk u mor asnjë vendim, ndërsa shtoi se ishte takim i natyrës politike dhe pozicionimit të deputetëve.

“Kafe miqësore jemi mbledhur dhe mblidhemi. Nuk kemi pasur vendime. Nuk është e vërtetë. Ishte një kafe miqësore, dhe diskutimi ka qenë i natyrës politike, i pozicionit të deputetëve. Nuk marrin vendime ne se nuk është as vendi për të marrë vendimi. S’ka qenë asnjëherë. As sipas rregullave partiake apo parlamentare. Kafe miqësore kemi dhe do kemi. E rëndësishme e di ça është? Të fokusohemi te prioriteteve, ndaj shqiptarëve me votë në parlament.”, tha Alibeaj.

Po ashtu Alibeaj u pyet dhe për çështjen në gjykatë sa i takon situatës brenda selisë së PD.

“S’kam asnjë informacion. Informacioni i vetëm është ai i para disa muajve. Jemi në pritje që gjykata të shprehet, dhe heshtim deri sa ajo të shprehet.”, theksoi ai.

Të këshilluara

131 raste të reja me Covid-19 në vend

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 559 teste të kryera janë regjistruar 131 ras...

18:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI