Flash

Alibeaj: Punë të mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti

Lapsi.al 5 September 2022
Alibeaj: Punë të mbarë dhe jetë të shkurtër

Me nota ironie, Enkelejd Alibeaj i ka uruar jetë të shkurtër Parlamentit në ditën e nisjes së sesionit të ri parlamentar. Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Parlamentit nuk mund t’i urohet punë e mbarë pasi është produkt i zgjedhjeve të vjedhura.

"E udhës është të thuhet gjithmonë punë e mbarë. Çfarë pune të mbarë mund t’i urosh këtij parlamenti? Punë e mbarë për ligjet e bëra me porosi? Punë e mbarë për fjalën e penguar të opozitës? Jo punë të mbarë për këto çështje nuk mund të ketë. Unë nuk shpresoj se edhe në këtë sesion do ketë punë të mbarë të këtij Parlamenti sepse është produkt i zgjedhjeve të vjedhura. Po t’i pyesësh sot shqiptarët askush nuk e sheh këtë parlament si vendin ku flitet për hallet e tyre. Një gjë do ta them. Punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti", tha Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI