Flash

Krimi që tronditi Tiranën, autori rrëfen si vrau vëllanë dhe kunatën

Lapsi.al 5 September 2022
Krimi që tronditi Tiranën, autori rrëfen si vrau

Arsen Muskurti autori i dyshuar i vrasjes së vëllait të tij Dritanit dhe kunatës Nora Muskurti, ka rrëfyer për hetuesit debatin që pati me ta përpara se t’i qëllonte për vdekje me 7 plumba pistolete.

38-vjeçari që ndodhet nën masën e ‘arrestit me burg’ ka shpjeguar para hetuesve se kishte një marrëdhënie të tensionuar më të vëllain, prej vitit 2017.

“Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam patur problematika te vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat”, shpjegon autori i dyshuar. Hetuesit janë duke i marrë me rezerva deklarimet e tij, derisa përmes dëshmive dhe provave të tjera t’i sqarojnë ato.

Megjithatë, dëshmia e autorit të dyshuar, është e rëndësishme për të hedhur dritë mbi motivin e krimit, përderisa përmes saj, hetuesit arrijnë të kuptojnë natyrën e konflikteve brenda familjes.

Për këtë shkak, Arsen Muskurtit i janë marrë shpjegime të detajuara për ditën e ngjarjes. Ai ka shpjeguar se atë ditë i kishte mbërritur një fletëthirrje nga gjykata, pasi i vëllai Dritani kishte kërkuar urdhër mbrojtje prej tij.

I dyshuari pretendon se krahas kësaj me vëllain ishin në proces gjyqësor edhe për një shumë të konsiderueshme parash, ku thotë se kishin kërkuar ekspertim të firmës, duke pretenduar se ia kishin falsifikuar.

“Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar. Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe I thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën. Ai mu përgjigj me fjalët “du me e bë”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di c’kam bërë me tej. Jam larguar për tek dyqani im që e kam aty pranë dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në Rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam thirrur avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash”, ka shpjeguar Arsen Muskurti, raporton BalkanWeb. Në dosjen thuhet se mbi bazën e dëshmisë së tij, oficerët shkuan në biznesin e autorit të dyshuar dhe hapën kasafortën, aty ku gjetën dhe sekuestruan armën e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16.40 minuta të datës 30 gusht në ambientet e agjencisë së udhëtimeve Nour Tours. Arsen Muskurti qëlloi për vdekje me 7 plumba pistolete vëllain dhe kunatën e tij. Pas krimit tronditës, 38-vjecari futi pistoletën ne trup dhe u largua qetësisht për t’u dorëzuar disa orë më vonë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI