Flash

Me gomone drejt Anglisë, autoritetet franceze shpëtojnë 190 emigrantë që ishin në rrezik

Lapsi.al 4 September 2022
Me gomone drejt Anglisë, autoritetet franceze shpëtojnë 190

Rreth 190 emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez  u shpëtuan të shtunën në disa operacione, thanë autoritetet franceze të portit.

Natën e së premtes deri të shtunën, një varkë patrulluese e marinës franceze shpëtoi rreth gjashtëdhjetë emigrantë në brigjet e Zuidcot, thanë autoritetet.

Në një operacion të dytë në mëngjes, ata shpëtuan rreth pesëdhjetë emigrantë të tjerë që ishin në rrezik në Em-de-Marc (Pas-de-Calais). Anijet e mbytura u tërhoqën në portin e Calais.

Gjithashtu, xhandarmëria franceze shpëtoi 47 persona në brigjet e Lefrencook dhe i çoi në portin e Dunkirk. 29 të tjerë u shpëtuan gjatë ditës dhe u dërguan në Boulogne-sur-Mer, sipas autoriteteve.

Në total, pothuajse 190 njerëz u shpëtuan në më pak se 24 orë, bënë të ditur francezët.

Pasi autoritetet vendosën masa drakoniane sigurie në tunelin e Manshit dhe portin e Calais, pikën e nisjes nga autoritetet franceze, gjithnjë e më shumë emigrantë po provojnë fatin e tyre me gomone për të kaluar në Angli, duke rrezikuar jetën.

Ministria e Brendshme franceze vlerësoi së fundmi se numri i emigrantëve që tentuan kalimin nga 1 qershori deri më 13 qershor arriti në 20,000. Një përqindje të madhe të emigrantëve që zgjedhin këtë rrugë për të kaluar Anglinë janë shqiptarë. Kohët e fundit mediat britanike kanë raportuar për të rinjtë shqiptarë që rrezikojnë jetën duke tentuar të kalojnë ilegalisht me gomone në Angli.

Të këshilluara

Vriten me bombë 7 policë në Kolumbi

Shtatë oficerë policie humbën jetën si pasojë e një sulmi me bombë në pjesën perëndimore të Kolumbisë, në një prej ngjarjeve më të rënda ndaj forcave të s...

20:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI