Flash

FOTO/ Irfani nxjerr skicat: Rama vizatoi vetë pishinat që po prish tani

Lapsi.al 4 September 2022
FOTO/ Irfani nxjerr skicat: Rama vizatoi vetë pishinat që po prish

Firma e kryeministrit Edi Rama nuk ka qenë vetëm në miratimin e projektit të “Prestige Resort” që prej 3 ditësh tashmë sheh fadromat në oborrin e tij. BalkanWeb ka publikuar një vizatim të firmosur nga kreu i qeverisë për pronarin Irfan Hysenbelliu ku ai skiconte pishinat që tashmë janë shkatërruar po prej tij.

Ishte skica e kryeministrit që ai e ka quajtur “pema e jetës” që më pas do të implementohej. Madje sipas mediave në fjalë, ishte vetë Rama që ndryshoi ngjyrën me të cilën ishte lyer kompleksi.

Prishja e objekteve në kompleksin e njohur ishte kulmi i përplasjes së qeverisë Rama me grupin mediatik të Irfan Hysenbelliut me të cilin. Skicat e publikuara nga mediat e biznesmenit tregojnë afërsinë që ai ka pasur me kryeministrin, miqësi që tashmë është thyer për arsye që mbeten të paqarta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

5 shenjat e Horoskopit më të mira në shtrat

Pa dyshim, disa njerëz janë më të mirë se të tjerët kur bëhet fjalë për dashurinë. A ka lidhje me horoskopin? Shikoni cilat shenja veçojnë astrologët si më të m...

11:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI