Flash

Berisha: Kosova miliona € ndihmë qytetarëve, Rama ua jep inceneratorëve

Lapsi.al 4 September 2022
Berisha: Kosova miliona € ndihmë qytetarëve, Rama ua jep

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës, për të mbështetur qytetarët në lidhje me krizën e çmimeve dhe asaj energjetike. Një ditë më parë, kreu i qeverisë së Kosovës, prezantoi planin e masave për muajt në vazhdim.

Sipas Berishës, kjo është ndihmë e vërtetë për qytetarët, jo si Edi Rama që u jep miliona euro inceneratorëve dhe klientëve të tij të koncesioneve.

“Kjo është ndihmë e vërtetë! Kosova për rritjen e çmimeve jep: 100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist, 100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, 100 euro shtesë në muaj për studentët, rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe 50 euro në muaj për nëpunësit e administratës publike.

Kurse Edi Rama për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep qindra milionë euro që u grabit qytetarëve me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP. 4 milion € për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij. Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion. Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar” – shkruan me Berisha që nënvizon se këto janë 2 filozofi “e para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve!” ©LAPSI.al

Të këshilluara

5 shenjat e Horoskopit më të mira në shtrat

Pa dyshim, disa njerëz janë më të mirë se të tjerët kur bëhet fjalë për dashurinë. A ka lidhje me horoskopin? Shikoni cilat shenja veçojnë astrologët si më të m...

11:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI