Flash

Atentati në Vlorë/ Dyshime se ndaj policëve u qëllua me 2 armë

Lapsi.al 4 September 2022
Atentati në Vlorë/ Dyshime se ndaj policëve u qëllua me 2

Policia ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Diego Haxhiraj, i njohur edhe me dy identitete të tjera për sulmin me armë ndaj efektivëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj, të dhënat e mbledhura nga hetimet dhe dëshmitë e dy efektivëve, tregojnë se nga makina tip ‘Volkswagen’ mund të jetë qëlluar me dy armë të ndryshme.

Prokuroria e Vlorës është duke kryer verifikime nëse në ngjarjen e të premtes në mbrëmje ka qenë i përfshirë edhe ndonjë person tjetër.

Burimet thanë se makina me të cilën dyshohet se udhëtonte Haxhiraj e ka hasur dy herë makinën e punonjësve të policisë, të cilët ishin jashtë shërbimit dhe po shkonin të konsumonin kafe, pasi më herët kishin qenë në palestër.

Herën e parë ka qenë autori i cili i ka parakaluar pranë Spitalit Rajonal Vlorë, dhe disa minuta më pas, dy efektivët duke u futur për në qytet, pranë lagjes Partizani e kanë arritur dhe kanë bërë manovër për ta parakaluar.

Gjatë kryerjes së manovrës është qëlluar të pakën 5 herë në drejtim të tyre, teksa dy punonjësit e policisë, të cilët kanë pak muaj pjesë e forcave blu kanë thënë për grupin e hetimit se nuk kishin arritur të njihnin ndonjë individ.

Vetë dy punonjësit e policisë kanë deklaruar se 37-vjeçari mund të ketë qëlluar ndaj tyre, pasi ka menduar se kishte rënë në pritë. Kjo pistë mbetet më e qëndrueshmja edhe për hetuesit pasi Diego Haxhiraj në Janar ka mbetur i plagosur në lagjen ‘Pavarësia’ dhe mund të ketë konflikte të hapura. /Klan

Të këshilluara

5 shenjat e Horoskopit më të mira në shtrat

Pa dyshim, disa njerëz janë më të mirë se të tjerët kur bëhet fjalë për dashurinë. A ka lidhje me horoskopin? Shikoni cilat shenja veçojnë astrologët si më të m...

11:17

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI