Flash

Vodhën 22 biçikleta nëpër Tiranë. Arrestohet njëri prej 3 "skifterave", zbulohet shitësi i biçikletave të vjedhura

Lapsi.al 3 September 2022
Vodhën 22 biçikleta nëpër Tiranë. Arrestohet

Tre persona janë identifikuar nga policia si autor të vjedhjeve të biçikletave në zona të ndryshme të Tiranës. Brenda 2022 ata akuzohen se kanë vjedhur 22 biçikleta. E fundit ishte ajo e datës 2 shtator 2022, ku 32 vjeçari I identifikuar me inicialet E.K. shtë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën "Nikolla Lena" teksa po vidhte një biçikletë.

Biçikletat pasi vidheshin i jepeshin një personi dhe nxirreshin në shitje nga 50 vjeçari A.D. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në administrim nga shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Policia ka arrestuar E. K., 32 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, shtetasi F. B. dhe E. B. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale". Operacioni policor i koduar “Twenty two”.

Të këshilluara

Turqia i dhuron 40 makina ushtrisë shqiptare

40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobuzë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremonin...

15:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI