Flash

Si do të jetë moti për fundjavën

Lapsi.al 3 September 2022
Si do të jetë moti për fundjavën

Moti këtë të shtunë, sidomos në vijën bregdetare do të jetë i favorshëm për të gjithë ata që kanë vendosur ta kalojnë fundjavën në plazh.

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.

Parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të shtohen, më shumë në zonat malore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI