Flash

Shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Mykonos, shisnin kokainë në lokale

Lapsi.al 3 September 2022
Shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Mykonos, shisnin kokainë

Tre shqiptarë janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik droge në Mykonos. Mediat greke shkruajnë se shqiptarët i përkisnin një rrjeti trafikantësh droge që shisnin kokainë, por edhe drogëra të tjera.

“Të arrestuarit trafikonin kokainë, kanabis dhe metamfetaminë kristal në të gjithë ishullin. Ata shisnin drogë në hotele, qendra argëtimi, madje edhe në plazhe, ndërkohë që kishin drogë për të gjitha llojet e njerëzve. Çmimet për kokainën varionin nga 70 deri në 150 euro për gram, metamfetamin kristal deri në 80 euro për gram, ndërsa deri në 20 euro kanabisin e papërpunuar,”- thuhet në të dhënat zyrtare.

Një 27-vjeçar shqiptar ishte drejtuesi i grupit dhe ishte ngarkuar me gjetjen e klientëve të rinj e furnizimin e tyre si dhe menaxhimin financiar. Pas kontrolleve u sekuestruan 15.8 gram kokainë, 7.7 gram kanabis të papërpunuar, 46.1 gram metamfetamin kristal, një shumë parash prej 693 euro, një motor, 4 celularë dhe një mori pakosh najloni.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI