Flash

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë/ Arrestohen 6 persona të tjerë, dyshohen se tentuan ta trafikonin në qershor

Lapsi.al 3 September 2022
Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë/ Arrestohen 6

Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer veprat penale të trafikimit dhe dhunimit të 11-vjeçares, që në javën e fundit të gushtit dyshohet të jetë dhunuar nga pesë persona në Prishtinë.

Siç kanë bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, pas sigurimit të ekzaminimeve dhe analizimit të provave dhe intervistimit të dëshmitarëve, të premten ka arrestuar gjashtë personat e dyshuar. Ata janë dërguar në mbajtje prej 48-orësh.

Të gjashtë personat e dyshuar, të moshës madhore, dyshohen për tri vepra penale në qershor, në periudhën kur e mitura ishte raportuar si person i zhdukur.

“Trafikimi me njerëz”, “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi” janë veprat për të cilat ata dyshohen.

“Sigurojmë opinionin publik se për të dy çështjet penale ku e përfshirë është viktima e mitur, prokuroria në koordinim me institucionet e tjera relevante ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me profesionalizëm e përgjegjësi dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore tutje”, thuhet në njoftim të Prokurorisë dhe Policisë.

11-vjeçarja në Prishtinë dyshohet se javën e shkuar u dhunua seksualisht për 7 orë nga pesë persona në lagjen “Arbëria”. Të pestë u arrestuan dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit, shkruan media kosovare.

Për rastin ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm i policisë, ndërsa janë shkarkuar edhe zyrtarë policorë në Prishtine.

Të këshilluara

Turqia i dhuron 40 makina ushtrisë shqiptare

40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobuzë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremonin...

15:15

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI