Flash

Me 5 klandestinë në furgon, policia i bën shenjë të ndalojë, i riu nga Elbasani shkel gazin

Lapsi.al 3 September 2022
Me 5 klandestinë në furgon, policia i bën shenjë të

Një 29-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Elbasan, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm në vendin tonë.

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasit me iniciale E.P. i është kërkuar të ndalojë. Ai ka shtuar shpejtësinë e mjetit tip “Hyundai”, por në përpjekje për t’u larguar nga policia, ka dalë nga rruga kryesore.

Në makinë ndodheshin pesë emigrantë të paligjshëm. 29-vjeçari u kishte premtuar se do t’u siguronte transportin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

I dyshuari, që është dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale, do të hetohet për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të këshilluara

Turqia i dhuron 40 makina ushtrisë shqiptare

40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobuzë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremonin...

15:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI