Flash

E pazakontë në Tiranë/ Vajza lë makinën ndezur për pak minuta në zonën e 'Astirit', hajduti ia vjedh dhe ikën

Lapsi.al 3 September 2022
E pazakontë në Tiranë/ Vajza lë makinën ndezur për

Ajo ndaloi makinën në sheshin “Univers” në rrugën Mikel Maruli”. E la të ndezur dhe zbriti për të kryer porosinë por kur u kthye nuk e gjeti më. 26 vjeçarja me inicialet D.Sh denoncoi dje në polici vjedhjen e makinës në sheshin “Univers” në rrugën Mikel Maruli” në Tiranë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se te sheshi "Univers", në rrugën “Mikel Maruli", një person i paidentifikuar kishte vjedhur një automjet të cilin drejtuesja e tij, shtetasja D. Sh., 26 vjeçe, e kishte lënë të ndezur, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar” informon policia e Tiranes.

Policia ka arritur të arrestojë L. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, mesditën e djeshme, te sheshi "Univers", ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases D. Sh. dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.

Të këshilluara

Turqia i dhuron 40 makina ushtrisë shqiptare

40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobuzë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremonin...

15:15

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI