Flash

Dy policët në Vlorë lëviznin me makinë me xhama të zinj, dyshohet se autorët u trembën për atentat, qëlluan menjëherë ndaj tyre

Lapsi.al 3 September 2022
Dy policët në Vlorë lëviznin me makinë me xhama të

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në Vlorë, ku u qëllua me armë ndaj dy policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.

Policia ka shoqëruar deri më tani 8 persona, që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën. Burime nga policia, bëjnë me dije se makina me të cilën lëviznin dy efektivët e policisë ka qenë me xhama të zinj, teksa mësohet se po shkonin në banesat e tyre përkatëse.

Ndërkohë në një rrugicë janë përballur me një makinë, të cilën e kanë parakaluar. Këtu ka nisur gjithçka, ndërsa autorët dyshohet se kanë menduar se bëhet fjalë për ndonjë automjet të dyshimtë dhe kanë qëlluar ndaj tyre.

Policia po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjërin prej policëve. Automjeti i autorëve rezulton të jetë me targat të rregullta dhe policia mendohet se është shumë afër identifikimit të tyre. Dyshohet se autorët nuk e kanë ditur që kanë të bëjnë me efektivë të policisë kur kanë qëlluar me armë./ Abc

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Kretë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua të shtunën, në brigjet e Kretës . Konkretisht, sipas zgjidhjes përkatëse të rishikuar ...

11:50

Si do të jetë moti për fundjavën

Moti këtë të shtunë, sidomos në vijën bregdetare do të jetë i favorshëm për të gjithë ata që kanë vendosur ta kalojnë fundjavën në plazh. Sipas MeteoAlb, orë...

08:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI