Flash

Atentati ndaj dy policëve në Vlorë, identifikohet autori, dyshohet për motive të dobëta

Lapsi.al 3 September 2022
Atentati ndaj dy policëve në Vlorë, identifikohet autori,

Një 37-vjeçar, i njohur me tre identitete të ndryshme, dyshohet se është autori i atentatit ndaj dy punonjësve të policisë, mbrëmjen e kaluar në Vlorë.

Diego Haxhiraj, i njohur po ashtu si Teki Haxhiraj dhe Diego Hanaj po lëvizte me një automjet tip “Volksëagen” në lagjen “Partizani” të Vlorës kur qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin Anxhelo Breshani, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës dhe Nako Mehmetaj, punonjës i Policisë Kufitare Sarandë.

Haxhiraj rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndë narkotike. Në momentin e ngjarjes, punonjësit e policisë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Mjeti tip “Volkswagen” është gjetur i braktisur në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar.

Ndaj të dyshuarit rëndon akuza e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Kretë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua të shtunën, në brigjet e Kretës . Konkretisht, sipas zgjidhjes përkatëse të rishikuar ...

11:50

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI