Flash

VIDEO/ Si i shpëtoi atentatit me armë zv.Presidentja e Argjentinës

Lapsi.al 2 September 2022
VIDEO/ Si i shpëtoi atentatit me armë zv.Presidentja e

Një person u arrestua në Buenos Aires pasi i drejtoi armën zëvendëspresidentes Cristina Kirchner teksa ajo po dilte nga makina e saj. Arrestimin e konfirmoi ministri i Sigurisë, Anibal Fernandez.

Disa kanale televizive transmetuan pamjet se si një person i vuri armën në kokë Kirchner sapo ajo zbriti nga makina që e çoi në shtëpi. Burri iu afrua asaj bashkë me njerëzit e tjerë në turmë që e përshëndesnin.

Presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, zbuloi se sulmuesi, një shtetas brazilian 35-vjeçar, "tërhoqi këmbëzën" kundër 69-vjeçares "por arma nuk u shkreh".

Qindra aktivistë ishin mbledhur përpara shtëpisë së Kirchner, e akuzuar për mashtrim dhe korrupsion në lidhje me dhënien e kontratave publike në bastionin e saj në Santa Cruz gjatë dy mandateve të saj presidenciale. Prokuroria kërkoi dënim me 12 vite burg dhe ndalim të përjetshëm nga detyra publike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI