Flash

Kultivuan kanabis në Lezhë, në pranga dy persona

Lapsi.al 2 September 2022
Kultivuan kanabis në Lezhë, në pranga dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike. Kapja e tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Ndëshkimi".

“Si rezultat i hetimeve, veprimeve policore u vunë në pranga shtetasit:37 vjeçari Astrit Tanaza banues në fshatin Torovicë dhe 26 vjeçarit Nikoll Tanushi banues në Torovicë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”, njofton policia.

26-vjeçari u kap dhe u ndalua nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në tentativë për të kaluar kufirin me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore për veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Dy të rinjtë janë arrestuar, pasi nga veprimet hetimore rezulton se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, në zona të ndryshme të pyllëzuara të fshatrave të qarkut Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike kanabis, konkretisht:

Më 7 korrik 2022, në 1 ambient të hapur, në fshatin Malecaj dhemb  20, 28 dhe 29 gusht 2022, në 3 ambiente të hapura, në Malin e Torovicës dhe në 1 ambient të hapur, në zonën e quajtur "Shkëmbi i Kuq".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI