Flash

Kanye West: Varësia ndaj pornografisë shkatërroi familjen time

Lapsi.al 2 September 2022
Kanye West: Varësia ndaj pornografisë shkatërroi familjen time

Kanye West ka pranuar së fundmi se ka një varësi ndaj pornografisë, duke thënë se ajo "shkatërroi" familjen e tij.

"Mos lejoni që Kris t'ju detyrojë të pozoni për  playboy siç bëri me Kylie dhe Kim," komentoi ai në një postim në Instagram të enjten, duke iu drejtuar Victoria Villarroel, ish-asistente e Kylie Jenner.

“Hollywood-i është një bordello gjigante. Pornografia shkatërroi familjen time. Unë  po përballem me këtë varësi por Instagrami po e promovon atë. Nuk do të lejojë që kjo gjë t'i ndodh North dhe Chicagos", vazhdoi reperi.

Më  pas, ai  publikoi një screenshot të mesazheve të tij, ku një person i paidentifikuar (me sa duket Kardashian) i kërkoi atij "të ndalonte".

“Jo, ne duhet të flasim personalisht . Nuk ke vetëm ti të drejtë të vendosësh se në cfarë shkolle do të shkojnë fëmijët", u përgjigj West.

Në mes të bisedës së tyre, ajo i tha atij se nëna e saj po i kërkonte  që artisti të mos ia përmendte më emrin. Që nga viti 2019, West ka akuzuar publikisht Kris se ajo e ka kërcënuar që të mos flasë për familjen e saj.

Kanye përfundoi komunikimin me Kim duke i shkruar se ai nuk do lejoj që fëmijët tyre t"ë pozojnë pë Playboy apo të bëjnë kaseta seksi"" dhe "thuaju miqve të Clinton që të vijnë të përballen me mua"./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i 'Friends'

Aktori i njohur, Richard Roat ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare. Roat vdiq më 5 gusht në Orange County, Kaliforni, konfirmoi për Variety gruaja e tij, Ka...

18:18

Ribashkohen reperët e njohur

Sean "Diddy" Combs dhe Dr. Dre janë ribashkuar në studio tetë vjet pas zënkës së tyre. Ribashkimi i dyshes u zbulua pasi Diddy postoi foto me Dre, në studio....

17:46

Luana Vjollca i bashkohet Marinës në TV Klan

Nga një motër, bëhen dy: këtë sezon, në ekranin e Tv Klan do të jetë çdo të premte, Luana Vjollca. Show që moderatorja dhe autorja po përgatit mban titullin “S’...

13:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI