Flash

Ishte në kërkim nga Italia, arrestohet 54-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 2 September 2022
Ishte në kërkim nga Italia, arrestohet 54-vjeçari në

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “September”.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “September”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI