Flash

"E vrava dhe trupin ia fsheha në frizer sepse më rrihte" rrëfehet gruaja e Shefki Kurtit

Lapsi.al 2 September 2022
"E vrava dhe trupin ia fsheha në frizer sepse më rrihte"

Nadire Kurti, dyshohet se vrau bashkëshortin e saj Shefki pasi e keqtrajtonte. "Corriere della Sera" zbuloi sot detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë.

“E vrava sepse prej disa vitesh më rrihte çdo ditë. Më godiste me grusht duke më thënë se duhej të largohesha nga shtëpia sepse donte ta shiste”, tha ajo.

Në ditët para vrasjes, sherret ishin shtuar deri në kërcënime me thikë, tregon Nadirja. “Më tha se po më copëtonte. Pastaj u largua, për të fjetur në diskotekën që drejtonte dikur”, shtoi ajo.

Sipas hetuesve që hetojnë vrasjen e Shefki Kurtit, krimi dyshohet se ka ndodhur mes 21 dhe 22 korrikut: “Atë ditë e vrava (...) i thashë të largohej me gruan tjetër, por ai më dha një shuplakë. dhe mora sëpatën. E godita. Më pas e godita më shumë. derisa vdiq.”

Më pas skenat horror vijojnë. Gruaja ka treguar se ka copëtuar trupin dhe e ka futur “brenda qeseve najloni”, më pas “i futa copat në ngrirje (frizer, frigorifer) në korridorin e shtëpisë sime dhe pastrova të gjithë shtëpinë”. Në pritje të mesnatës, për të mos u dukur, i nxori copat nga ngrirja dhe i hodhi në kanal." shkruan media italiane corriere.it

Ngjarja ka ndodhur natën e 21 korrikut duke u gdhirë 22 korriku.  Pjesët e trupit të burrit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo (Rovigo).

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës. Sipas MeteoAlb, parashikohet që deri në orët e mesditës vranësirat...

07:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI