Flash

Djali i Britney Spears flet për raportin me të: Do vëmendje

Lapsi.al 2 September 2022
Djali i Britney Spears flet për raportin me të: Do vëmendje

Djali i Britney Spears, Jayden James Federline  ka folur së fundmi për raportin e tij me këngëtaren.

Në një intervistë  që do të transmetohet të premten në mbrëmje në ITV News, 15-vjeçari i tregon Daphne Barak pse ai dhe vëllai i tij, 16-vjeçari Sean Preston, nuk morën pjesë në dasmën e nënës së tyre  me Sam Asghari.

"Në atë kohë nuk ishte ide e mirë të shkonim," shpjegon Jayden. "Unë nuk po them që nuk jam i lumtur për të. Jam shumë i lumtur , por ajo nuk e ftoi të gjithë familjen dhe nëse do të ishim unë dhe Preston, unë mendoj që gjërat nuk do shkonin mirë."

Megjithatë, Jayden rrëfeu se  nuk e urren nënën e tij dhe do të donte ta shihte përsëri një ditë. Kevin i tha më parë Daily Mail se asnjë nga djemtë  nuk e ka parë atë për "disa muaj", një situatë që vetë Britney e adresoi në Instagram.

"Unë 100 për qind mendoj se kjo mund të rregullohet," thotë ai për marrëdhënien me nënën e tij. "Do të marrë shumë kohë dhe përpjekje. Unë thjesht dua që ajo t'i kushtojë rëndësi shëndetit mendor. Kur të bëhet më mirë, do doja ta takoja përsëri."

Jayden iu drejtua gjithashtu përdorimit të mediave sociale nga artistja, për të cilën babai i tyre zbuloi se "i lëndon" djemtë.

“Mediat sociale e ndihmojnë atë… Pra, nëse ajo dëshiron të bëjë këtë, kjo është ajo që ajo dëshiron të bëjë, unë nuk do ta urrej për këtë”, tha ai. “Në të njëjtën kohë, ajo duhet të kuptojë çfarë  e ndalon të dojë familjen e saj”.

“Duket sikur ajo duhet të postojë diçka në Instagram për të tërhequr vëmendjen”, shtoi djali. "Kjo ka vazhduar për vite, dhe ka shumë mundësi që kjo të mos ndalet kurrë, por unë shpresoj që ajo të ndalojë."

Jayden u ndal gjithashtu dhe tek raporti i tij me babain e Spears, Jamie dhe deklaroi se ai"nuk e meriton gjithë urrejtjen që po merr në media", duke shtuar: "Unë e dua atë, me gjithë zemër". Britney, beson Jayden, "po pushon së kuptuari se sa shumë babai i saj po kujdeset për të".

"Në fillim ai thjesht po përpiqej të ishte si çdo baba që lejonte vajzën të ndiqte ëndrrën e saj për t'u bërë një superstar, por unë mendoj se ndoshta konservatori vazhdoi shumëngaqë nëna ime ishte shumë e zemëruar për të gjithë situatën dhe unë personalisht mendoj se ajo ishte”, tregoi Jayden. “Ajo duhet të kishte bërë një pushim dhe të qetësohej”.

Sa për atë që do të donte t'i thoshte mamasë së tij sot, Jayden u shpreh: "Të dua shumë, shpresoj për më të mirën për ty. Ndoshta një ditë mund të takohemi dhe të flasim përsëri."/Lapsi.al

Të këshilluara

Aktorja e njohur paditet për ngacmim seksual

Avokati i Tiffany Haddish i është përgjigjur një padie kundër saj në të cilën ajo akuzohet për ngacmim. Në një ankesë të paraqitur të martën në Gjykatën e La...

10:34

Ndahet nga jeta aktori i 'Friends'

Aktori i njohur, Richard Roat ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare. Roat vdiq më 5 gusht në Orange County, Kaliforni, konfirmoi për Variety gruaja e tij, Ka...

18:18

Ribashkohen reperët e njohur

Sean "Diddy" Combs dhe Dr. Dre janë ribashkuar në studio tetë vjet pas zënkës së tyre. Ribashkimi i dyshes u zbulua pasi Diddy postoi foto me Dre, në studio....

17:46

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI