Flash

Dalin PAMJET/ Detaje të reja nga atentati ndaj 2 policëve në Vlorë

Lapsi.al 2 September 2022
Dalin PAMJET/ Detaje të reja nga atentati ndaj 2 policëve në

Kanë dalë detaje të reja nga atentati me armë ndaj 2 policëve në Vlorë mbrëmjen e kësaj të premteje.

2 efektivët, njëri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, Anxhelo Breshani dhe tjetri Nako Mehmetaj, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë janë qëlluar nga një automjet në lëvizje tip “Volkswagen”.

Punonjësit e policisë kanë qenë jashtë orarit të punës dhe po lëviznin me makinën e tyre private tip "Audi" në lagjen “Partizani”.

Në drejtim të makinës së tyre është qëlluar me 5 plumba nga një makinë në lëvizje. Për fat efektivët e policisë nuk kanë marrë lëndime.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe as identiteti i autorëve.

Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit. ©LAPSI.al

[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/09/305201629_642256643787832_8497725621090007796_n.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI