Flash

Berisha: 'Ballkani i Hapur' nismë antishqiptare, përdoret nga Vuçiç

Lapsi.al 2 September 2022
Berisha: 'Ballkani i Hapur' nismë antishqiptare, përdoret

Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur rreth nismës “Ballkani i Hapur” duke ritheksuar se është një nismë antishqiptare. Sipas kryedemokratit, Vuçiç po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë midis kësaj aleance, dhe kundër Kosovës.

"Ballkani i Hapur është në çdo aspekt një nismë antishqiptare. Aleksandër Vuçiç, një serb sa Milloshevici, Gjergjovici dhe sa çdo serbomadh tjetër po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt, po e përdor në rrafshin politik për t’iu kundërvënë Berlinit. Për të vendosur hegjemoninë në Ballkan dhe influencën ruse në rajon.  Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë midis kësaj aleance. Po e përdor për të demonizuar politikisht Prishtinën por kjo i dështoi sepse Perëndimi e pa të qartë se kufiri i tij në Ballkan është i Kosovës. Kjo i dështoi. E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër të tyre se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarsi dhe albansi. Të mirët janë në Shqipëri dhe të këqinjtë janë në Kosovë." , tha Berisha.

Të këshilluara

Digjet një lokal në Vlorë

Një “Beach Bar” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm (2 shtator). Mësohet se lokali ndodhet në Jonufër të Vlorës dhe është në pron...

08:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI