Flash

Pishina e Irfanit, dosja e Metës dhe ruspat e një bande dallëndyshesh

Lapsi.al 2 September 2022
Pishina e Irfanit, dosja e Metës dhe ruspat e një bande
Një çetë bashibozukësh, me në krye një dallëndyshe të rikthyer, i janë vërsulur sot resortit “Prestige” të Irfan Hysenbelliut, që është njëkohësisht edhe botuesi i Panorama, Balkanweb dhe News 24. Kjo mësymje e shtetit vjen pas ruspave që prishën muret e këtij kompleksi disa ditë më parë, pas kontrolleve të shumta tatimore në të gjitha filjalet e këtij biznesmeni, pra në kuadrin e një sulmi fronal të shtetit. Dua ta them që në fillim. Sa herë kaloja në rërën e bukur të plazhit të Golemit, gjithmonë më ka shqetësuar arroganca e ndërtimit të Irfanit, mënyra se si muret e larta u kishin vjedhur qytetarëve të drejtën për të vijuar rrugën përgjatë bregut dhe ndërtimi i stërmadh, natyrisht me lejen e qeverisë, i cili thyente një rregull që në zonën e Qerretit nuk mund të kishte ndërtime betoni mbi gjatësinë e brezit të pishave. Lexo me tej: Fadromat e Ramës në bizneset e Irfan Hysenbelliut (VIDEO) Pra, për të gjitha këto, sot duhet të isha i lumtur që njerëzve po u rikthehej hapsira e munguar dhe se shteti ishte kujtuar për të mbrojtur publiken në dëm të një milioneri. Por, fatkeqësisht nuk është aspak kështu. Madje mendoj se yryshi i tanishëm i qeverisë për të shkatërruar është shumë më i rrezikshëm se bashkëpunimi i saj i dikurshëm me biznesmenin, për të zaptuar. Sepse në kohën kur shteti jepte leje për këto ndërtime, në kohën kur IKMT mbyllte sytë për privimin e qytetarëve për të ecur në bregun që i përket të gjithëve, Edi Rama drekonte me Irfan Hysenbelliun pikërisht në mjediset që po shkallmon sot (Foto poshte). Në mediat e tij i jepej hapsirë pa fund, sa herë që ai donte, Taulant Ballës. Në ekranet ku ai qe pronar, ndërpritetj çdo emision dhe program, qoftë dhe kur Erion Veliaj dilte live për të lëshuar mufkën më të parëndësishme nga goja. Gazetat dhe TV-të e Irfanit ishin politikisht të pranueshme kur ato mbështesnin fushatën e Bashës, kundër “non-grata-s”, atë të Rilindjes për të kapur FSHF-në dhe atëherë, ndërtimet që sot po shkallmohen si të paligjshme, lartësoheshin arrogante dhe të paprekshme buzë Adriatikut. Ende sot mbetet mister se ç’thyerje ndodhi mes biznesmenit dhe Edi Ramës, kur mediat e të parit filluan të botojnë skandale për drejtuesit e tatimeve dhe të doganave dhe menjëherë çeta e bashibozukëve u vërsul kundër objekteve që i kishte lejuar dhe mbrojtur prej vitesh. Ditët e fundit ishte një sekret publik që fadromat do ia behnin për të prishur një nga pishinat e kompleksit “Prestige”. Madje zëra brenda kupolës konfirmonin se ish drejtori i IKMT, u shkarkua ngaqë nuk e mori përsipër këtë aksion dhe aty u rikthye dallëndyshja e preferuar e Ramës, që është e aftë të mbajë gjithçka mbi trup. Dhe pikërisht këtu, kjo histori që nuk ka të bëjë fare me Irfan Hysenbelliun, por me të gjithë ne dhe me shtetin arbitrar që kemi mbi kokë, ngjan si dy pika uji me atë që po zhvillohet kundër Ilir Metës. Deri dje, spiuni i sotëm I.M. ishte bashkëkryetari i koalicionit qeverisës, aksioneri i 1 milionë shuplakave që rrëzuan regjimin e Berishës, madje atij i ishte falur edhe video- përgjimi i Dritan Priftit, pasi sipas Ramës, fajin nuk e paskësh pasur njeriu por sistemi. Por, sapo u pozicionua kundër kryeministrit, ai u bë menjëherë, i lajthitur, qesharak, me fjalor të pakontrolluar, pastruesh parash për lobim, shkelës i rëndë i kushtetutës. Porsa morën urdhërin nga Kongresi i PS-së: “gjithë Shqipëria e do Metën në burg”, dallëndyshet e SPAK filluan çështje kundër tij, ndërsa dallëndyshet pa autoritet të dosjeve, zbuluan papritmas nga një email anonim, pikërish ditën që Meta u rikthye në politikë, se ish presidenti kishte punuar për sigurimin e shtetit tre dekada më parë. Sikur mos mjaftonte ky inskenim qesharak, parlamenti ndërmori menjëherë nisma ligjore pët t'i ndaluar atij rikandidimin dhe drejtimin e forcës së vet politike.

Dokumenti i sigurimit i fallcifikuar/ Çfarë pretendon Meta

Pra, mjafton hipokrizia e padurueshme e këtyre dy fabulave për të kuptuar se problemi ynë sot nuk është as tek zaptimet e Irfanit, as te e shkuara e Metës, as ata të cilëve u prishen shtëpitë tek 5 maji apo unaza e re, se gjoja kanë ndërtuar pa leje, në një qytet ku vija e verdhë po shtyhet pafund dhe ku copa nga parku i liqenit po kafshohen përdhunshëm prej atyre të cilët mediat i kanë vënë në shërbim të qeverisë. Halli ynë real është me një shtet personal që po fashistizohet përditë. Me një administratë që mbyll sytë për zbatimin e ligjit, kur t'i i vardisesh Edi Ramës dhe turr ruspat në emër të tij, kur dikush i del kundër. Me një tufë dallandyshesh, në IKMT, në SPAK, në çautoritetin e dosjeve, në tatime, që shtegtojnë kuturu sipas humoreve të çekuilibruara të autokratit që i jep urdhra. Pa zgjidhur punë me një regjim si ky, askush nuk do çlirohet dot, as nga garniturra përreth tij, që sa herë duhet na shitet si e bardhë dhe herën tjetër si e zezë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Fitorja e disiplinës strategjike

Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më në fund pranoi zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar m...

09:38

Yuri Kim si ikona e idiotëve të dobishëm

Pasi ka përfunduar pushimet, nga të cilat këtë herë, fatmirësisht, nuk i rrodhën foto, ambasadorja amerikane ka përveshur llërët e përfshirjes në debatin politi...

17:59

Luiza, një pengesë në vrapimin e Ramës

Të gjithë ata që po akuzojnë kryeministrin se u kacavorr pas rekordit dhe titullit kampione evropiane të Luiza Gegës, e kanë gabim. Që pas triumfit të atletes s...

13:22

Na duhen 7 revolucione

Shpesh flitet për revolucion, bëhet thirrje për revolucion, caktohet afati për të nisur revolucion, kalitet shpresa për frytet e revolucionit dhe ai nuk ndodh. ...

07:48

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI