Flash

Varfëria energjetike në rritje/ Në Shqipëri 36% e familjeve në situatë të vështirë

Lapsi.al 1 September 2022
Varfëria energjetike në rritje/ Në Shqipëri 36% e familjeve

Teksa shqetësimet për situatën energjetike sidomos në Europë po rriten në mënyrë dramatike, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi në 29 gusht dokumentin për varfërinë energjetike e cila duket se do të jetë edhe më shqetësuese nga zhvillimet e fundit.

Ky dokument që është produkt i një studimi të mëparshëm përllogarit shifrat e popullsisë që nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpisë sipas standardeve që janë të vendosura për një jetesë cilësore. Në këtë kontekst identifikohen dhe adresohet varfëria energjetike në palët kontraktuale të Komunitetit të Energjisë ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Energjia është thelbësore për të siguruar një standard të përshtatshëm jetese dhe shëndeti. Në Evropë, varfëria energjetike është një shqetësim në rritje që vë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e miliona qytetarëve.

Sipas vlerësimeve të fundit, 7.4% e qytetarëve të Bashkimit Evropian nuk mund të mbajnë shtëpitë e tyre ngrohtë në mënyrë të përshtatshme. Në Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, pjesa e popullsisë në pamundësi për të përballuar komoditetin e duhur të ngrohjes është edhe më i lartë, duke filluar nga 9.5% në Serbi në 35.8%. në Shqipëri” vëren Sekretariati.

Duke bërë një analizë më të hollësishme dokumenti nënvizon se në Shqipëri, 37% e të gjitha familjeve deklarojnë se nuk mund të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta siç duhet.

“Vlera prej 37% mund të konsiderohet si një kufi i sipërm për numrin e vlerësuar të familjeve me varfëri energjetike në Shqipëri, si të dhëna të ndara që do të mundësonin llogaritjen e. Informacioni i kërkuar për llogaritjen e kufirit të poshtëm nuk ishte i disponueshëm” thuhet në studim.

Dokumenti llogarit se nga 734 mijë familje në Shqipëri ata që marrin përfitim për energjinë janë 213 mijë apo mesatarisht 29 për qind. Mbështetja financiare llogaritet në 22 milionë euro duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë ndër palët kontraktuese me më shumë fonde për varfërinë energjetike.

Por teksa studimi i Sekretariatit i publikuar në fund të vitit 2021 dhe i zhvilluar me politika dhe udhëzime gjatë këtij viti nxjerr në pah një tablo mbi varfërinë energjetike, situata reale për shkak të krizës ka ndryshuar edhe më tej.

Varfëria energjetike në kushtet e krizës që ka pushuar globalisht vendet pritet të rrisë më tej numrin e atyre që do të kenë tendencën të kursejnë duke mos u ngrohur në mënyrë të përshtatshme ashtu sikurse mund të rrisë numrin e vendeve me kufizime duke përkeqësuar treguesit.

Çmimet e energjisë në bursa janë rritur në mënyrë dramatike duke tejkaluar 1 mijë euro/mwh teksa vjeshta dhe dimri mbeten të paqartë për mënyrën sesi do të përballohet furnizimi dhe sa disponueshmëri energjie do të ketë në treg por mbi të gjitha me çfarë kostoje do të përballen vendet./Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI