Flash

U arrestua në Vlorë, bosi turk i kriptomonedhave do të arratisej nga Shqipëria përmes detit

Lapsi.al 1 September 2022
U arrestua në Vlorë, bosi turk i kriptomonedhave do të arratisej

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet që po vijojnë ndaj 28 vjeçarit turk Fatih Ozer të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e mbi 2 miliardë dollarëve. Mediat turke bëjnë me dije se Ozer kishte në plan të arratisej nga Shqipëria përmes rrugëve detare. Pasi ra në gjurmët e tij, policia turke dërgoi në Shqipëri dy zyrtarë të saj duke bashkëpunuar kështu në kapjen e tij. Arrestimi i tij u krye në zonën e Himarës më 30 gusht, ndërsa policia kishte rënë në gjurmët e tij 10 ditë më parë përmes përgjimeve. Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ozeri ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke në prill 2021 për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave. Kompania përmes të cilës vepronte Faruk Fatih Özer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar. Atëherë u deklarua se “vlera e mashtrimit që shtetasi turk Faruk Fatih Özer ka kryer është rreth 2 miliard dollarë". Ndërkohë, shkruan media turke, po punohet mbi procedurat për të finalizuar ëekstradimin e tij drejt Turqisë.

 

 

Të këshilluara

12-vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali

Një ngjarje tragjike është shënuar në provincën e L’Aquila, në Itali. Një vajzë 12-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës t...

09:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI