Flash

Putin nuk do të marrë pjesë në varrimin e Gorbachevit

Lapsi.al 1 September 2022
Putin nuk do të marrë pjesë në varrimin e Gorbachevit

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbachev, për shkak të agjendës së ngjeshur, tha Kremlini më 1 shtator.

“Ceremonia lamtumirëse dhe varrimi do të mbahen më 3 shtator, por fatkeqësisht agjenda e ngjeshur nuk e lejon presidentin që të marrë pjesë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha se Putin ka bërë nderimet e tij për Gorbachevin në spital, ku ai vdiq të martën në moshën 91-vjeçare. Në televizionin shtetëror rus u shfaqën pamje të Putinit duke vendosur një buqetë me trëndafila pranë arkivolit të Gorbachevit. Më pas, presidenti rus mbajti një minutë heshtje. Ceremonia e varrimit të Gorbachevit do të mbahet të shtunën në Sallën e Kolonave në Moskë, që historikisht është përdorur për ceremoni mortore të zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe të Joseph Stalin më 1953.

Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gorbachevit do të varroset në varrezën Novodeviçi në Moskë, pranë varrit të gruas së tij, Raisa, e cila vdiq më 1999. Peskov tha se do të ketë “elemente të funeralit shtetëror” për Gorbachevin, përfshirë edhe Gardës e Nderit. Sipas tij, ceremonia mortore do të organizohet me ndihmën e shtetit. Gorbachev më 1985 mori udhëheqjen e Bashkimit Sivjetik dhe ishte i njohur për afrimin e tij me Perëndimin. Ai ishte bërë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de fakto lider i vendit në moshën 54-vjeçare./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI