Flash

Po transportonte 6 emigrantë, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër

Lapsi.al 1 September 2022
Po transportonte 6 emigrantë, arrestohet pakistanezi në

Një shtetas nga Pakistani është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi është kapur teksa ndihmonte dhe shoqëronte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.  Arrestimi i shtetasit me inicialet J. A., banues në Pakistan u bë falë operacionit policor të koduar "Road Guard 36". Ai u kap në vendin e quajtur "Ura e Lumit", duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe mjete identifikimi. Materialet i kaluar gjykatës për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Të këshilluara

12-vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali

Një ngjarje tragjike është shënuar në provincën e L’Aquila, në Itali. Një vajzë 12-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës t...

09:03

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI