Flash

Berisha në kryesinë e PD: Shqipëria po zien, Tirana po vlon. Kur vjedh kryeministri…

Lapsi.al 1 September 2022
Berisha në kryesinë e PD: Shqipëria po zien, Tirana po vlon. Kur

Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Kryesinë e PD-së, deklaroi se urrejtja ndaj regjimit të Ramës ka kapur majat.

Berisha theksoi se Rama ka kthyer institucionet në sera të zyrtarëve hajdutë.

Sipas Berishës, Rama vjedh në mënyrë sistematike qytetarët e ndaj urrejtja qyrtetare ndaj regjimit të tij është e përligjshme.

"Sot Shqipëria po zien, Tirana po vlon, pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe. Kjo është plotësisht e ligjshme sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëve shqiptarë. Sot për fat të keq, institucionet e këtij shteti të mafies janë shndërruar në sera që përgatisin hajdutë zyrtarë. Kur e them këtë, e them jo për të injoruar se në administratën shtetërore ka edhe njerëz të ndershëm.

E vërteta është që në qindra firma në këtë administratë hidhen në dokumente, është e pamundur të gjesh një që është në përputhje me ligjin. Kjo ndodh sipas një ligji të njohur, kur kryeministri vjedh, vjedhja shndërrohet në system. Kur kryeministri del mbi ligjet, të tjerët me vrap i mbikalojnë ato. E transformuar në një makineri gjigande vjedhje dhe plaçkitje, asnjë mekanizëm zyrtar nuk mund ta ndalojë më këtë makineri. Vjedhja e pronës publike kulmon me aferat gjigande të portit të Durrësit dhe parkut të Butrintit." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI