Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Artan Hoxha: Ervis Martinaj pushoi 1-5 gusht në Dhërmi, për herë të fundit u pa në...

Lapsi.al 1 September 2022
Artan Hoxha: Ervis Martinaj pushoi 1-5 gusht në Dhërmi, për

Gazetari Artan Hoxha ka treguar lëvizjet e fundit të Ervis Martianjt. Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se në datën 1 gusht deri në 5 gusht Martinaj ka qenë me pushime në Dhërmi si një qytetar i lirë edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar.

Hoxha thotë se pasditen e 5 gushtit Ervis Martinaj ka shkuar në Durrës dhe më pas pranë një qendre tregtare në Tiranë. Ndërsa më 9 gusht ka shkëputur komunikimet me familjarët më të cilët sipas tij, komunikonte çdo dy orë. Gazetari tha se Policia vijon të hesht për rastin, ndërsa video që tregojnë lëvizjet e Ervis Martinajt i kanë gjetur familjarët dhe jo autoritetet.

“Unë nuk jam i prirur t’i besoj institucioneve të cilat janë të përfshira dhe nuk mund të fshihen. Që institucionet janë të përfshira është që në ditën e parë kur një drejtues i Policisë së Shtetit ka kërkuar të bisedojë me familjarët, por të ketë dhe mediat me vete.

Jemi në kushtet e rrëmbimit, dhe ka bërë çfarë ka bërë ai e dënon gjykata. Besimi i familjarëve tek institucionet janë zero. Kamerat i kanë gjetur familjarët, asnjë nuk ka gjetur policia. Ata e kanë ngritur dhe shqetësimin.

Ka një itinerar, në datën 1 gusht ne jemi takuar bashkë ne rivierë, unë në Borsh, ti në Plasës ai ka qenë në Dhërmi. Nga data 1 deri në datën 5 ai ka qenë në Dhërmi ka bërë plazh. Në datën 5 pasdite është shfaqur tek hotel “Adriatiku” në Durrës.

Ditën e shtunë e ka marrë shoferi ka shkuar në “Ring Center” pastaj në një lokal përballë QTU-së. Sa i rëndësishëm është e tregon numri i të vrarëve. Ai nuk ka lëvizur me eskortë. Deri në datën 9 ditë e martë ai ka pasur kontakt.

Martinaj kishte një element të veçantë, orari më i gjatë që rrinte pa komunikuar me familjen ishte çdo dy orë. Ai kishte një celular që ishte shumë i vështirë për tu përgjuar, plus që ai vjen nga një familje, babai dhe nëna kanë mbaruar për ekonomi financë.

Në orën 17:00 të ditës së martë ai është interesuar për një luan dhe është interesuar që a ka shkuar njeri për ta ushqyer. Komunikimi i fundit ka qenë me babain e Brilantit në orën 19:03.

Thonë që ai fshihej në një kullë, në fakt ai hidhte valle nëpër Tiranë sepse kishte informacion dhe përfitonte se askush nuk e njihte. Martinaj ka dërguar dy SMS më datë 9 gusht, ku SMS i parë lidhet me ushqimin e këlyshit të tigrit që ai ka në shtëpi. Pastaj u dërgua edhe një SMS tjetër ku pyeste për familjarët. Pastaj nuk ka më gjurmë të tij” - tha Hoxha.

“Familjarët kanë bërë komunikime me njerëz dhe miqtë pasi shkëputi kontaktet. Në datën 9 ndërpret komunikimet. Martinaj kundërshtarët më të mëdhenj kishte ortakët e vet. Por, një skuadër e veshur me uniformat policisë speciale e kanë rrëmbyer në një banesë.

Në momentin e parë personat që e shoqëronin mendonin se ishte policia. Nga ai moment janë disa pista, gjurmët e fundit janë në Vlorë, ka element që ai ka qenë në Vlorë”, - tha Martinaj.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI