Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

263 të infektuar me Covid në Shqipëri (Harta)

Lapsi.al 1 September 2022
263 të infektuar me Covid në Shqipëri (Harta)

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 263 qytetarë të infektuar me Covid, nga 1069 testime të kryera për të dyshuar. Ministria e Shëndetësisë njofton se sot nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit. Sipas të dhënave të fundit, janë 3,076 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Janë shëruar 277 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,810 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

1 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1069 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 263 qytetarë, në këto bashki:

87 në Tiranë, 17 në Lushnje, 16 në Durrës, 15 në Vlorë, 11 në Kavajë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Krujë, Fier, 7 në Devoll, 6 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Pogradec, Elbasan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Berat, Dimal, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Tepelenë, Korçë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Roskovec, Divjakë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Kuçovë, Poliçan, Belsh.

Janë 3,076 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 277 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,810 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 263

Të shëruar në 24 orë 277

Të shtruar në spitale 16

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1069

Testime totale 1,963,270

Raste pozitive 328,469

Raste të shëruara 321,810

Raste Aktive 3,076

Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,401

Fier 318

Shkodër 228

Elbasan 222

Durrës 204

Korçë 192

Vlorë 160

Gjirokastër 122

Berat 102

Lezhë 65

Dibër 51

Kukës 11

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI