Flash

Tajvani: Nëse Kina pushton territorin tonë, do të kundërpërgjigjemi

Lapsi.al 31 August 2022
Tajvani: Nëse Kina pushton territorin tonë, do të

Tajvani ka deklaruar se do të ushtrojë të drejtën e tij të vetëmbrojtjes dhe se do të luftojë  nëse Kina pushton territorin e saj. Pekini ka rritur aktivitetet ushtarake pranë ishullit kohët e fundit, duke rritur edhe më tepër tensionin mes dy vendeve.

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe ka rritur praninë e saj ushtarake në gusht në përgjigje të vizitës së fundit të Nancy Pelosi në ishull.

“Për avionët dhe anijet që pushtojnë hapësirën tonë ajrore dhe ujërat territoriale brenda 12 miljeve detare, ushtria kombëtare do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes dhe do të hakmerret,” tha Lin Wen-Huang, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të vendit.

Tajvani ka raportuar praninë e dronëve kinezë që fluturojnë pranë ishujve të vegjël në brigjet kineze.

Në fakt forcat e Armatosura Tajvaneze kanë hapur zjarr të martën kundër dronëve civilë që mendohet se kontrolloheshin nga Kina, menjëherë pasi Presidenti i Tajvanit, Tsai Ing Wen, bëri thirrje për masa “të forta” përballë këtij lloji të inkursionit.

Ministria e Mbrojtjes e ishullit ka konfirmuar në një deklaratë se ka pasur të shtëna kundër të paktën tre dronëve. Edhe pse nuk e ka identifikuar origjinën e tyre, ajo ka shpjeguar se këta avionë janë tërhequr në drejtim të qytetit kinez Xiamen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI