Flash

Sylvester Stallone reagon ndaj akuzave të ish partneres

Lapsi.al 31 August 2022
Sylvester Stallone reagon ndaj akuzave të ish partneres

Sylvester Stallone ka mohuar disa nga akuzat dhe kërkesat e ish gruas së tij  Jennifer Flavin në procedurat e tyre të divorcit.

Flavin, , paraqiti një peticion për zgjidhjen e martesës më 19 gusht.

Në peticion, Flavin deklaroi se Stallone "është angazhuar në shpërndarjen, shterimin dhe/ose shpërdorimin e qëllimshëm të aseteve martesore që ka pasur një ndikim të pafavorshëm ekonomik në pasurinë bashkëshortore".

Aktori  i mohoi menjëherë këto akuza, duke thënë se ai "nuk është përfshirë në  shpërndarjen ose humbjen e aseteve martesore". Stallone gjithashtu mohoi kërkesën e Flavin për të pasur përdorim ekskluziv dhe banim të shtëpisë së tyre në Palm Beach, Florida si dhe kërkesën për t'u bashkuar me ndonjë nga entitetet e biznesit ose korporatat e tij në të ardhmen.

Megjithatë, Sylvester  pranoi disa nga kërkesat e tjera të Flavin, duke përfshirë dëshirën e saj për të rivendosur mbiemrin e vajzërisë dhe një shpërndarje të barabartë të aseteve dhe detyrimeve të tyre të përbashkëta.

Aktori i 'Rocky' reagoi ndaj ndarjes nëpërmjet përfaqësuesit të tij, duke i thënë ET në fillim të këtij muaji, "Unë e dua familjen time. Ne po i trajtojmë miqësisht dhe privatisht këto çështje personale."/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI