Flash

Shakira në 'luftë' me futbollistin, mbledh provat për tradhëti

Lapsi.al 31 August 2022
Shakira në 'luftë' me futbollistin, mbledh provat për

Së fundmi janë zbuluar të tjera detaje rreth betejës ligjore të Shakira-s me ish partnerin e saj, Gerard Pique.

Në “El Programa de Verano” u raportua se synimi i të dyja palëve ka qenë gjithmonë arritja e një marrëveshjeje miqësore, megjithatë, duket se gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Sipas informacioneve të Adriana Dorronsoro, dy palët janë takuar tashmë dy herë në muajin gusht dhe kanë caktuar një takim të tretë, për të cilin këngëtarja ka kërcënuar se do të jetë i fundit që do të zhvillohet përpara se cështja të shkojë në gjyq.

Dorronsoro tha gjithashtu në të njëjtin program se, Shakira e di se është e vështirë për Piqué të pranojë që, të paktën këtë vit, fëmijët e tyre Milan dhe Sasha, të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, futbollisti spanjoll thuhet se e shqetëson më shumë fakti që ish bashkëshortja po mbledh të gjitha provat për tradhtitë e tij gjatë 12 viteve.Për këtë arsye, Gerard ka punësuar disa gazetarë që të zbulojnë më shumë detaje./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI