Flash

Pas vrasjes aksidentale të kineastes, Alec Baldwin i rikthehet aktrimit

Lapsi.al 31 August 2022
Pas vrasjes aksidentale të kineastes, Alec Baldwin i rikthehet aktrimit

Alec Baldwin do rikthehet në aktrim këtë sezon në Broadway.

Një burim tha ekskluzivisht për The Post se aktori, i cili nuk ka luajtur që nga xhirimet tragjike të "Rust" vitin e kaluar, do të luajë në shfaqjen "Art" nga Yasmina Reza.

Alec do t'i bashkohenTony Shalhoub  dhe John Leguizamo, ndërsa fituesi i Tony, Matthew Warchus ("Matilda"), i cili vuri në skenë komedinë e mirënjohur në Great White Way në 1998, do të marrë pjesë si drejtor.

“Art” me gjasë do të hapet në pranverë në teatrin Shubert.

Shfaqja shënon punën e parë të Baldwin që nga vrasja fatale e kineastes, Halyna Hutchins në vitin 2021 gjatë xhirimeve të filmit në Nju Meksiko, i cili ndodhi ndërsa Baldwin mbante në duar një armë të mbushur me municion.

Zyra e Hetuesit Mjekësor në New Mexico arriti në përfundimin këtë muaj se të shtënat ishin një aksident dhe Baldwin pretendoi se ai nuk e tërhoqi këmbëzën. Një raport kontradiktor i FBI-së, megjithatë, tha se këmbëza duhet të ishte tërhequr nga Baldwin. Prokurorët nuk kanë përcaktuar nëse do ngrihen akuza./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI