Flash

Mbahet protestë në Prishtinë pas përdhunimit të 11-vjeçares

Lapsi.al 31 August 2022
Mbahet protestë në Prishtinë pas përdhunimit të

Godina e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë është sulmuar me bojë të kuqe nga protestuesit që janë mbledhur për të dytën ditë në Prishtinë, për të shprehur indinjatën pas ngjarjes së rëndë të tri ditëve më parë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga disa djem. Protesta u organizua nga disa shoqata lokale, anëtarët e të cilave kërkojnë më shumë mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë.

Nën brohoritjen “Kërkojmë mbrojtje për vajzat dhe gratë”, u kërkua dënimi i merituar për të gjithë dhunuesit e vajzave dhe grave. “Boll më, nuk durojmë”, “Pedofilët në burg”, “Poshtë patriarkati”, “Poshtë përdhunuesit”, “Përdhunuesit në burg”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Gjithashtu, në duart e protestuesve ishin edhe fotografitë me emrat e pesë personave që dyshohet se dhunuan 11-vjeçaren.

Pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares, si akt moral ka dhënë dorëheqje drejtori i Drejtorisë për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve pranë Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ali Gashi. Gashi ka dhënë dorëheqje pasi njëri nga të dyshuarit ka qenë në mbajtje për disa vepra penale. Një ditë më parë, pas këtij rasti ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI