Flash

Leonardo DiCaprio i jep fund lidhjes me modelen 22 vite më të re

Lapsi.al 31 August 2022
Leonardo DiCaprio i jep fund lidhjes me modelen 22 vite më të re

Leonardo DiCaprio i ka dhënë fund lidhjes me modelen Camila Morrone pas katër vitesh së bashku.

Burimet konfirmuan lajmin për Page Six,  por nuk u dha një arsye për ndarjen e raportuar.

Herën e fundit që DiCaprio dhe Morroneu fotografuan së bashku ishte fundjava e 4 korrikut.Dyshja u panë në atë kohë duke ecur përgjatë plazhit me qentë e saj në Malibu, Kaliforni.

Rreth dy muaj më parë, megjithatë, filluan të shfaqen shenjat e para se  ish cifti kishte probleme.

Në maj, DiCaprio u pa duke ngushëlluar Morrone pasi ata ndanë një bisedë emocionale në një plazh në Malibu.

Sipas paparacëve, aktorja e "Death Wish" u pa e acaruar , ndërsa ylli i "Wolf of Wall Street" dukej i shpërqëndruar. Është e paqartë se kur ata u ndanë zyrtarisht, por DiCaprio është parë duke pushuar vetëm në Evropë gjatë verës.

Aktori dhemodelja filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2017.

Para romancës së tij me të, e cila është 22 vjet më e vogël, Leonardo ka patur romanca dashurie me Bar Rafaeli, Blake Lively dhe Nina Agdal./Lapsi.al

Të këshilluara

Chris Rock reagon ndaj kërkesës së Oscars

Për Chris Rock, rikthimi në Oscar 2023 do të ishte si të kthehesh në skenën e një krimi. Komediani i tha audiencës gjatë një shfaqjeje në Phoenix  se atij iu...

15:30

Bora Zemani publikon foton e parë me Donaldin

Bora dhe Donaldi janë bashkë dhe tani nuk duan të fshihen më. Jo vetëm që shkojnë bashkë nëpër ngjarje të ndryshme, por tani nuk e kanë më problem as ta tregojn...

14:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI