Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Lavrov: Rusia nuk po `përdor` miqësinë e Serbisë

Lapsi.al 31 August 2022
Lavrov: Rusia nuk po `përdor` miqësinë e Serbisë

Prej disa ditësh vazhdojnë deklaratat dhe kundërdeklaratat brenda qeverisë serbe në lidhje me qëndrimet ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Por gjatë ditës së sotme i është shtuar dhe një deklaratë zyrtare e Ministrit të Jashtëm rus, Lavrov.

Në një deklaratë të para disa ditëve, zëvendëkryeministja serbe Zorana Mihajloviç, është shprehur që ministri i jashtëm rus, Lavrov, po abuzonte me faktin që Beogradi nuk kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke e transformuar këtë vendim si një përpjekje për të treguar që Serbia mbështet sulmin e Rusisë në Ukrainë.

Në komentet e saj, Mihajlovic ka përmendur gjithashtu faktin që Serbia kishte votuar në favor të rezolutës së Kombeve të Bashkuara duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Ndërkohë që në deklaratën e tij Lavrov, i është përgjigjur që ‘Moska nuk po tenton të abuzojë me marrëdhëniet miqësore të Serbisë me Rusinë, duke mohuar deklaratën e zëvendëskryeministres serbe Zorana Mihajloviç. Pwr Lavrov, është e qartë që Mihajloviç ishte e keqinformuar për realitetin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas tij “vlerësimet dhe deklaratat e zyrtarëve rusë nuk japin as shkak dhe as të drejtë për askënd që të na fajësojë për insinuata apo përpjekje për të ‘abuzuar’ me marrëdhëniet tradicionalisht miqësore dhe të vërteta me Serbinë, të cilat padyshim janë të ndërtuara mbi barazinë, respektin dhe mirëkuptimin reciprok’ thuhet ne deklaratën e Lavrov.

Rusia dhe Serbia kanë një mirëkuptim absolut të ndërsjellë për temat aktuale në agjendën ndërkombëtare dhe, në kontaktet e saj me partnerët serbë, Rusia prezanton hapur pikëpamjet e saj për situatën në Ukrainë, thote gjithashtu ministria e jashtme ruse.

“Ne respektojmë dëshirën e Beogradit për të mbajtur një linjë të ekuilibruar dhe, më e rëndësishmja, te pavarur, në këto kohë të vështira. Një qasje e tillë e balancuar reflektohet në qëndrimin e rezervuar të lidershipit serb në lidhje me sanksionet perëndimore (kundër Moskës). Natyrisht, kjo është një zgjedhje sovrane që Perëndimi nuk mund ta pranojë dhe, ndryshe nga ne, po përpiqet të ushtrojë presion mbi serbët”, shtoi Ministria e Jashtme ruse në deklaratën e saj.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI