Flash

Kërcënimi bullgar, Edi Rama përgjigjet me ironi

Lapsi.al 31 August 2022
Kërcënimi bullgar, Edi Rama përgjigjet me ironi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter për t’iu përgjigjur Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila shprehej në nëj deklaratë zyrtare se “i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE”.

Lexo më tej: ‘Bullgaria na bllokoi 8 vite’/ Sofja paralajmëron Ramën: Do përgjigjemi sipas ligjit europian 

Deklarata nga Sofia zyrtare lidhet me ato ç’ka Rama tha në samitin e Bled-it në Slloveni dhe thekson se “retorika antibullgare e Edi Ramës, është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik”.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare kërkon që dikush t’ia përkthej qartë miqve bullgarë fjalimin e tij në Bled.

“Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për ??&?? kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor. 

Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.” shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI