Flash

Ish truproja e Princeshë Dianës: Ajo ishte e frikësuar për jetën e saj

Lapsi.al 31 August 2022
Ish truproja e Princeshë Dianës: Ajo ishte e frikësuar për

Ish-truproja e Princeshës Diana kazbuluarse si ajo kishte mbetur e frikësuar për jetën e saj pas vrasjes së mikut të saj, stilistit Gianni Versace.

Lee Sansum, një ish-oficer i Policisë Ushtarake Mbretërore, i tha GMB se si Diana u trishtua pasi Versace u qëllua për vdekje jashtë rezidencës së tij në Miami më 15 korrik 1997, javë para vdekjes së saj.

Sansum ishte caktuar të kujdesej për Dianën dhe djemtë e saj William dhe Harry, gjatë qëndrimit të tyre në vilën e Al-Fayad në St Tropez atë verë.

Ai ka shkruar një libër për përvojat e tij që do të botohet nesër.

"Ishte kur Versace, kur u vra," u shpreh Sansum. “Në atë kohë të gjithë mendonin se ishte  atentat.

"Ajo më pyeti "A do më vrasin dhe mua?"

“Isha pak i tronditur nga e gjithë skena në atë kohë. Ne ishim shumë afër... Unë thjesht e sigurova se ishim një ekip shumë profesionist dhe se do të kujdeseshim për të dhe djemtë e saj sa më shumë që të mundeshim.'

Javë më vonë, më 31 gusht 1997, Diana vdiq në një aksident automobilistik së bashku me Dodi Al-Fayed dhe shoferin e tyre, Henri Paul.

Në kohën e vdekjes së saj, Sansum ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes së Mohamed Al-Fayed, pronar i Hôtel Ritz Paris .

Në librin e tij, ai thotë se kishte krijuar një lidhje të ngushtë me Dianën dhe princat , veçanërisht Harry-n.

Lee i lindur në Burnley tha se Diana do të zgjohej në 7 të mëngjesit çdo ditë dhe do të bisedonte me të. Ai gjithashtu zbuloi se princesha i kishte thënë atijse donte të jetonte me Dodin në Amerikë pasi ishte i vetmi vend ku ajo mendonte se njerëzit nuk do tentonin ta lëndonin.

Ndërsapër të rinjtë William dhe Harry,eksperti i arteve marciale u shpreh se ata ishin me këmbë në tokë dhe miqësorë, si nëna e tyre.

Lee, i cili tani shpesh bën fjalime publike, ka një letër që mori nga princesha 25 vjet më parë pas asaj arratisjeje verore, të cilën ai thotë se do ta vlerësojë gjithmonë.

Letra thotë: 'I dashur Lee. William, Harry dhe unë dëshironim shumë të shkruanim për t'ju falënderuar për kujdesin kaq të mirë për ne gjatë qëndrimit tonë në St Tropez. Ne e kuptojmë se prania jonë, së bashku me atë të mediave, e vështirësuan jashtëzakonisht punën tuaj, dhe për këtë ju kërkojmë ndjesë! Megjithatë, të gjithë kemi pasur dhjetë ditë magjike - e cila nuk do të ishte e mundur pa kontributin tuaj të paçmuar dhe për këtë, ne të gjithë dërgojmë falënderimet tona më të ngrohta të mundshme.'

The Bodyguard (Seven Dials), nga Lee Sansum, do të dalë më 1 shtator./Lapsi.al

Diana, Princess of Wales, and son Prince William are seen holidaying with Dodi Al Fayed (not pictured) in Saint-Tropez in the summer of 1997, shortly before Diana and Dodi were killed in a car crash in Paris on August 31, 1997.

Të këshilluara

Chris Rock reagon ndaj kërkesës së Oscars

Për Chris Rock, rikthimi në Oscar 2023 do të ishte si të kthehesh në skenën e një krimi. Komediani i tha audiencës gjatë një shfaqjeje në Phoenix  se atij iu...

15:30

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI