Flash

Instalacioni 4 milionë euro/ Shteti si mbretëri e Ramës

Lapsi.al 31 August 2022
Instalacioni 4 milionë euro/ Shteti si mbretëri e Ramës

Hapja e tenderit për ndërtimin e një instalacioni druri në Oborrin e Kryeministrisë i cili do të kushtojë 3.7 milion euro nuk ka vetëm problemin logjik se si po shpenzohen paratë e buxhetit, por në radhë të parë, tregon sesi sot po qeveriset dhe vleren që kanë 85 mijë nëpunësit e administratës publike përballë një njeriu të vetëm: kryeministrit.

Kryeministri dëshiron që në oborrin e zyrës të tij të ketë një hapësirë e cila ofron bimësi, qetësi dhe pamje të bukur për eventet. Deri këtu nuk ka asgjë të gabuar.

Problemi qëndron se dëshira e kryeministrit, nuk është diskutuar me asnjë institucion që përgjigjet për financat e shtetit, por konsiderohet si urdhër për të gjithë zinxhirin zbatues të administratës tonë.

Nuk ka asnjë relacion dhe arsyetim se çfarë interesi ka ky projekt ku do të shpenzohen 3.7 milion euro nga taksat e qytetarëve. Çfarë ndryshimi do të sjellë për punonjësit e kryeministrisë dhe kryeministrin? Do të punojnë më mirë sepse do të kenë një hapësirë të bukur vizualisht çka do të reflektonte edhe në vendimet që qeveria merr në emër të interesit publik?

Përse duhet të shpenzohen 3.7 milion euro dhe jo 2, apo t’a zemë 4 dhe 5 milion nëse vendimet për vendin do të jenë vërtet brilante?

Kush e ka hartuar preventivin për punimet?

Si është paguar studio austriake “Precht” dhe nga cili buxhet?

Në datën 27 korrik, Këshilli i Ministrave ngarkon me përgjegjësi si autoritet kontraktor për këtë projekt Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Vendimi kërkon që Fondi të kërkojë edhe alokimin e parave nga Ministria e Financave. Kur u ndryshua buxheti dhe u dhanë fondet? Ose me çfarë vendimi janë kaluar paratë brenda buxhetit të FSHZH nëse është ndryshuar destinacioni i tyre?

Buxheti miratohet nga Kuvendi, dhe vetëm Kuvendi mund të ndryshojë destinacionin e fondeve të institucioneve në nivel programi. Qeveria mund të ndryshojë vlera deri në 10% të totalit që ka një program i caktuar. Kur është marrë ky vendim nëse është vepruar kështu?

Nëse Ministria e Financave ka bërë miratimin e fondeve a është shkelur ligji për menaxhimin e sistemit buxhetor? Ligji lejon rishpërndarjen e fondeve brenda programeve të miratuara nga Kuvendi, dhe në listën e programeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk ka asnjë projekt për Oborrin e Kryeministrisë.

Nëse Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin pa patur paratë në llogari, a duhet t’a kishte lejuar Agjencia e Prokurimit Publik?

A është shkelur në këtë rast edhe rregulli buxhetor për hapjen e garës pa patur fondet e mjaftueshme në buxhet? Si do të bëjë pagesën thesari për kontratën nëse fondet nuk janë në llogarinë ekonomike?

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zgjedhur procedurën e kufizuar për zhvillimin e tenderit për ndërtimin e instalacionit. Kjo procedurë i jep të drejtën që të zgjedhë vetë listën me kompanitë që do të bëjnë ofertën finale dhe financiare. Cila është emergjenca për zgjedhjen e kësaj procedure, apo aftësia e veçantë që duhet për t’a ndërtuar, që kompanitë që konkurrojnë të përzgjidhen nga Fondi?

Përse kërkohet që kompania që do të kryejë punimet të ketë 290 të punësuar, kur vetë Kryeministria ka 196? A ka dyshime për paracaktim të fituesit? Cfare ka bërë në këtë rast Komisioni i Prokurimit Publik?

Përse një instalacion druri kushton 3.7 milion euro? Çfarë lloj druri është që kushton kaq shumë? Edhe nëse bëhet fjalë për materiale të rralla, përse është miratuar kjo vlerë? Kryeministri nesër mund të dëshirojë të ketë karrige floriri, çfarë do të bëjnë agjencitë, do të hapin tender për t’ia blerë? Përse duhet të një shpenzim në këto shifra kur gjithsej buxheti për aparatin e Kryeministrisë, bashkë me shpenzimet për paga nuk kalon vlerën e 400 mijë eurove?

Të gjitha këto pyetje e kanë një përgjigje: 85 mijë punonjësit e administratës publike nuk janë shërbëtorë të qytetarëve, por të kryeminstrit. Prej kohësh, Edi Rama dhe ministrat e tij sillen si mbreti dhe oborrtarët, ndërsa administrata publike si shërbëtorë të tyre.

Nuk ka përse të çuditemi pse mungojnë nëpunësit e aftë, përse sorrollatemi zyrave të shtetit dhe nuk zgjidhim problemin dhe përse shkarkohen ata që kanë përvojën dhe arsimin për të shërbyer në administratë. Cilësia e vetme sot për të qënë nëpunës i denjë është të thuash PO dhe të hedhësh firmën. Vetëm nëse i shërben mbretit, i shërben dhe shtetit.

*Marrë nga Facebook i autores Ola Xama

Të këshilluara

Fitorja e disiplinës strategjike

Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më në fund pranoi zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar m...

09:38

Yuri Kim si ikona e idiotëve të dobishëm

Pasi ka përfunduar pushimet, nga të cilat këtë herë, fatmirësisht, nuk i rrodhën foto, ambasadorja amerikane ka përveshur llërët e përfshirjes në debatin politi...

17:59

Luiza, një pengesë në vrapimin e Ramës

Të gjithë ata që po akuzojnë kryeministrin se u kacavorr pas rekordit dhe titullit kampione evropiane të Luiza Gegës, e kanë gabim. Që pas triumfit të atletes s...

13:22

Na duhen 7 revolucione

Shpesh flitet për revolucion, bëhet thirrje për revolucion, caktohet afati për të nisur revolucion, kalitet shpresa për frytet e revolucionit dhe ai nuk ndodh. ...

07:48

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.18

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI