Flash

Dikur në foto me vrasësin e komisarit Dritan Lamaj, sot kandidat i mundshëm për drejtor të Policisë së Shtetit

Lapsi.al 31 August 2022
Dikur në foto me vrasësin e komisarit Dritan Lamaj, sot kandidat i

Me shkarkimin e Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së Shtetit, kompetencat e tij tashmë i ka marrë zv.drejtori Tonin Vocaj. Ndërkohë ende nuk dihet me siguri se cili do të jetë pasuesi i Nanos në krye të Policisë së Shtetit. Ndër emrat më të përfolur deri më tani është ai i Muhamet Rrumbullakut, kreut aktual të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA). Megjithatë deri në zyrtarizim me vendim qeverie nuk dihet se si do të rrjedhin ngjarjet.

Një burim i tha Lapsi.al se Rrumbullaku e ka pranuar propozimin e Bledi Çuçit dhe ka gjithashtu miratimin e Edi Ramës. Pritet që emërimi i drejtoit të ri të Policisë së Shtetit të bëhet në ditët e ardhshme. Muhamet Rrumbullaku ka qenë më parë drejtues i Policisë së Tiranës dhe për pak muaj këshilltar i Dritan Demirajt, Ministrit të Brendshëm të propozuar nga PD-ja në qeverinë teknike të vitit 2017. Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Gjatë kohës kur PS ishte në opozitë, e ka akuzuar Rrumbullakun si pjesë e grupit të ciftelisë, duke iu referuar drekës së tij me Arben Frrokun, autorin e vrasjes së komisarit Dritan Lamaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI