Flash

Deputetët e Bashës mblidhen për darkë pas pushimeve

Lapsi.al 31 August 2022
Deputetët e Bashës mblidhen për darkë pas pushimeve

Deputetët e njohur si mbështetës të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në një nga hotelet e kryeqytetit.

Rreth 20 prej tyre janë parë të hyjnë në darkën jo-zyrtare të organizuar me qëllim vendosjen e hapave që do të ndjekin me rifillimin e parlamentit në vjeshtë.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe Enkelejd Alibeaj për të cilin Berisha tha se nuk do të jetë më kryetar i grupit parlamentar. 

Në vend të tij ai tha se do të jetë Luçiano Boçi. Të enjten në mesditë edhe Berisha pritet të mbledhë grupin e tij të deputetëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI