Flash

Chris Rock kritikohet ashpër pas komentit të tij ndaj ftesës së Oscars

Lapsi.al 31 August 2022
Chris Rock kritikohet ashpër pas komentit të tij ndaj ftesës

Chris Rock është kritikuar ashpër pas shakasë që ai bëri për ftesën e Oscars.për të bërë një shaka në lidhje me vrasjen tragjike të Nicole Brown Simpson.

Gjatë një shfaqjeje stand-up në Phoenix të dielën, komediani zbuloi se atij iu kërkua të priste Oscarët e vitit të ardhshëm pasi Will Smith e goditi atë në shfaqjen e 2022.

Rock më pas bëri shaka se ai nuk do të kthehej në Academy Awards sepse do të ishte si t'i kërkonte Nicole Brown Simpson "të kthehej në restorant" ku ajo la syzet e saj para se të vritej.

Simpson u vra me thikë në vitin 1994 dhe ish-bashkëshorti i saj, O.J. Simpson, doli në gjyq për vrasjen. Pavarësisht se aiu shpall i pafajshëm, një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se ai kishte gisht në vrasje e saj.

Ndjekësit në mediat sociale e kritikuan Rockun për krahasimin e dy incidenteve dhe komentuan se ndoshta ai e meritonte të sulmohej nga Smith, për shkak se ai bëri shaka për kokën e rruar të Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

“Sa më shumë që Chris Rock flet, aq më shumë fillon të kuptosh se përse Will Smith e goditi ”, shkroi një person.

“Të krahasosh atë që i ndodhi atij me atë që i ndodhi Nicole Brown Simpson është vërtet pa shije dhe aspak qesharake,” shtoi dikush tjetër.

Megjithatë, të tjerë theksuan faktin se publiku i gjerë nuk ishte aq i ashpër ndaj Rock-ut kur ai u tall me Pinkett-Smith, dhe pretenduan se kjo ishte për shkak se ajo ishte një "grua me ngjyrë"./Lapsi.al

Të këshilluara

Chris Rock reagon ndaj kërkesës së Oscars

Për Chris Rock, rikthimi në Oscar 2023 do të ishte si të kthehesh në skenën e një krimi. Komediani i tha audiencës gjatë një shfaqjeje në Phoenix  se atij iu...

15:30

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI