Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

‘Bullgaria na bllokoi 8 vite’/ Sofja paralajmëron Ramën: Do përgjigjemi sipas ligjit europian

Lapsi.al 31 August 2022
‘Bullgaria na bllokoi 8 vite’/ Sofja paralajmëron Ramën:

Një deklaratë e bërë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në forumin e Bledit në Slloveni, ka sjellë reagimin e ashpër të Bullgarisë.

Gjatë këtij forumi, Rama deklaroi se Bullgaria ka bllokuar integrimin e Shqipërisë për tetë vite. Por kjo deklaratë cilësohet jo vetëm një shpifje nga ana e Ministrisë së Jashtme bullgare, por edhe një nxitje urrejtje ndaj Bullgarisë dhe BE-së.

Për më tepër, ky vend deklaron se do ketë një reagim zyrtar në përputhje me ligjet e BE-së.

“Në lidhje me deklaratën e re, të paprovokuar prej nesh, një tjetër deklaratë sinqerisht anti-bullgare e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili deklaroi gjatë forumit të Bledit më 29-30 gusht të viti, në mënyrë të rreme se Bullgaria ka bllokuar fillimin e negociatave të BE-së me Shqipërinë për 8 vite.

Ministria e Jashtme hedh poshtë këto deklarata me vendosmëri si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësimin në BE”, thuhet në deklaratë.

“Ministria e Jashtme e ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje me retorikën antibullgare të Edi Ramës, e cila është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik. Por tani ajo është e kombinuar me një orientim antieuropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian.

Deklaratat e tij zbulojnë keqkuptime rreth kuptimit politik të procesit të vendosjes së marrëdhënieve në rajon në binarët europianë. Është e qartë se bëhet fjalë ose për mungesë aftësisht për komunikim evropian ose për një nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-europiane,” thuhet në reagimin e ashpër.

“Bullgari rezervon të drejtën e saj të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së kryeministrit shqiptar, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane,” përfundon qëndrimi i Ministrisë së Jashtme bullgare.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI