Flash

12-vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali duke luajtur në kolovajzë

Lapsi.al 31 August 2022
12-vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali duke luajtur në

Një vajzë 12-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali.

Sipas raportimeve, vajza po luante në një kolovajzë kur drurët mbajtës të saj, për arsye ende të paqarta, u shembën mbi të.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 pasditen e sotme. Në vendngjarje kanë ndërhyrë punonjës shëndetësorë, edhe me helikopterin e shpëtimit, por të gjitha përpjekjet për shpëtimin e vajzës kanë qenë të kota.

12-vjeçarja u transportua për në urgjencën e Avezzano-s, por për shkak plagëve të rënda nuk mundi të jetojë.

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe

Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues ...

16:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI