Flash

U arratis nga Turqia me qindra milion dollarë, arrestohet në Shqipëri Faruk Özer

Lapsi.al 30 August 2022
U arratis nga Turqia me qindra milion dollarë, arrestohet në

Turku Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar, ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare. Shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollar, ka qenë duke pushuar në një plazh në jug të vendit, kur i janë vënë prangat. Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë. Kompania përmes të cilës vepronte Ozër shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Prej kohës që ishte arratisur nga Turqia, Faruk Ozer, jetonte në vende të ndryshme, ndërsa së fundmi banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI