Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

SHBA gati mega marrëveshjen për dërgimin e armëve në Tajvan

Lapsi.al 30 August 2022
SHBA gati mega marrëveshjen për dërgimin e armëve në

Marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë gati të arrijnë një pikë tjetër të tensionimit. SHBA ka vendosur të dërgojë armë në Tajvan.

Sipas një raporti, qeveria amerikane planifikon të mbështesë Tajvanin me armë në vlerë prej rreth 1,1 miliardë dollarë. E përditshmja “Politico”, duke cituar tre persona të brendshëm të paidentifikuar, shkruan se qeveria kërkon nga Kongresi miratimin e një projektligji përkatës. Paketa përfshin 60 raketa kundër anijeve dhe 100 raketa ajër-ajër. Megjithatë, fokusi është në mirëmbajtjen operacionale të sistemeve aktuale ushtarake të Tajvanit dhe përmbushjen e kërkesave ekzistuese – dhe jo në zgjerimin e sistemeve të armatimit, sipas gazetës.
Taiwan Tapeh | Flaggen von Taiwan und USA vor einem Restaurant
Nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar të të dhënave nga ky artikull. Një dërgesë e tillë armësh ka të ngjarë të përkeqësojë tensionet tashmë ekzistuese midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Marrëdhëniet arritën pikën më të ulët pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan, në fillim të këtij muaji, duke sfiduar kërcënimet nga Republika Popullore e Kinës. Kina flet për “provokime” Pas kësaj vizite Pekini nisi manovra ushtarake në shkallë të gjerë rreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike. U bënë stërvitje për një bllokadë detare dhe ajrore në rast pushtimi të mundshëm të Tajvanit. Pavarësisht kësaj, delegacione të tjera me politikanë amerikanë udhëtuan në Tajvan menjëherë pas manovrave. Të dielën, forcat amerikane lejuan anijet luftarake të kalonin nëpër ngushticën e Tajvanit për herë të parë që nga vizita e Pelosit. Kina foli për një “provokim”.
China | Taiwan | Chinas Kampflugzeig J-11 über der Formosastraße nah Pingtan
Republika e Tajvanit u nda nga Kina në vitin 1949 pas fitores së komunistëve nën Mao Ce Dunin në luftën civile. Deri më sot, Pekini e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur që do të ribashkohet me kontinentin – nëse është e nevojshme duke përdorur edhe forcën ushtarake. Agresioni rus në Ukrainë ka përforcuar këtë frikë. “Paqartësia strategjike” SHBA e ka njohur udhëheqjen në Pekin si përfaqësuesin e vetëm të Kinës që nga viti 1979 dhe – si shumica e vendeve – nuk ka marrëdhënie zyrtare me Tajvanin. Megjithatë, SHBA është zotuar me ligj se do të furnizojnë Tajvanin me pajisje ushtarake për të siguruar aftësinë e tij mbrojtëse. Uashingtoni po tregon një “paqartësi strategjike” duke mus u përgjigjur qartë nëse ushtria amerikane do të ndërhynte në rast të një pushtimi kinez të Tajvanit./DW

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI