Flash

Mosmarrëveshjeje për kontratat, Gazprom do të reduktojë dërgesat e gazit në Francë

Lapsi.al 30 August 2022
Mosmarrëveshjeje për kontratat, Gazprom do të reduktojë

Kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom i ka thënë firmës franceze Engie se do të reduktojë dërgesat e saj të gazit atje.

Kjo vjen pas një mosmarrëveshjeje për kontratat dhe shqetësimet për furnizimin me energji.

Engie tha në një deklaratë: “Siç u njoftua më parë, Engie kishte siguruar tashmë vëllimet e nevojshme për të përmbushur angazhimet e saj ndaj klientëve të saj dhe kërkesat e veta, dhe kishte vendosur disa masa për të reduktuar ndjeshëm çdo ndikim të drejtpërdrejtë financiar dhe fizik që mund të rezultojë nga një ndërprerje të furnizimit me gaz nga Gazprom”.

Vendet në të gjithë Evropën janë përpjekur të zvogëlojnë varësinë e tyre nga gazi dhe nafta ruse, por dërgesat në rrjetet kombëtare mbeten në vend për shumë.

Ndryshe nga vende si Gjermania, mbështetja e Francës nga gazi rus është tashmë mjaft e ulët, me dërgesat nga Moska që përbëjnë vetëm rreth 17% të konsumit të saj.

Dje, Engie tha se ishte në bisedime me Algjerinë për të rritur importin e saj nga vendi i Afrikës së Veriut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI