Flash

Khloe Kardashian kundër Kim: Askush nuk të simpatizon

Lapsi.al 30 August 2022
Khloe Kardashian kundër Kim: Askush nuk të simpatizon

Khloe Kadashian ka kritikuar së  fundmi motrën e saj Kim për intervistën e saj të diskutueshme të Variety.

“Askush nuk të simpatizon”,dëgjohet  Khloe duke i thënë Kim në trailerin ' The Kardashians'

Si përgjigje,themeluesja e 'Skims' tregon se ajo është e mërzitur dhe  e kupton pse njerëzit u indinjuan. Khloe më pas e inkurajon atë të kërkojë falje.

Gjatë intervistës së 9 marsit, Kim tha se ajo ka "këshillat më të mira për gratë në biznes", përpara se të thoshte thënien e saj tashmë famëkeqe.

“Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë”, vazhdoi ajo. "Ju duhet të rrethoheni me njerëz që duan të punojnë."

Mirëpo, deklarata e saj nuk u prit mirë nga fansat të cilët u shprehën se Kardashian nuk i takon të flasë pasi ajo ka patur privilegjin të rritet në Hollywood me një familje të pasur.

Traileri prezanton gjithashtu një sezon të mbushur me ngjarje, me Kendall  të mërzitur që motra Kylie Jenner anuloi takimin në minutën e fundit, duke thënë se ajo "asnjëherë nuk merr përsipër përgjegjësi". Të gjithë sytë janë gjithashtu te Kris Jenner, pasi ajo do bëjë  një operacion në dukje të rëndë.

“Mos u thuaj fëmijëve të mi se kam frikë”, thotë ajo gjatë një interviste, duke fshirë lotët.

Sezoni i dytë i The Kardashians do të shfaqet premierë më 22 shtator në Hulu./Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=i2I1dnY2TqQ[/embed]

Të këshilluara

Bora Zemani publikon foton e parë me Donaldin

Bora dhe Donaldi janë bashkë dhe tani nuk duan të fshihen më. Jo vetëm që shkojnë bashkë nëpër ngjarje të ndryshme, por tani nuk e kanë më problem as ta tregojn...

14:24

Britney Spears vjen me një regjistrim audio

Britney Spears sapo ka publikuar një regjistrim të gjatë audio në YouTube sot në lidhje me abuzimin që ajo kishte nga babai i saj kur ai kishte kujdestarinë e s...

12:33

Fedez i revoltuar pas komenteve mbi shëndetin

Fedez dhe Chiara Ferragni janë padiskutim një ndër çiftet më të ndjekur në Instagram. Më herët, Fedez kaloi një situatë të vështirë lidhur me shëndetin e tij. ...

10:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI